Reali synon eliminimin e pestë të Cityt, anglezët kërkojnë mrekullinë e kthimit

Sonte zhvillohen ndeshjet e dyta të fazës me eliminim direkt në UEFA Champions League, të cilat do të përcaktojnë ekipet që do të vazhdojnë rrugën drejt çerekfinales.

Katër përballje janë në listë, ndërsa vëmendja kryesore është te dueli mes Manchester City dhe Real Madrid.

Real Madrid synon eliminimin e pestë të Cityt

Real Madrid udhëton me avantazh të madh pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Manchester City.

Klubi madrilen synon të eliminojë Cityn nga faza me eliminim direkt për herën e pestë në histori.

Më parë “Los Blancos” kanë kaluar anglezët në sezonet 2015-16 në gjysmëfinale (1-0), 2021-22 në gjysmëfinale (6-5), 2023-24 çerekfinale 4-4 vazhduan në penallti (4-3) dhe 2024-25 në fazën e play-offit (6-3) .

Në historinë e kompeticionit vetëm FC Bayern Munich është eliminuar më shumë herë nga i njëjti kundërshtar në fazën nokaut – plot 7 herë nga Real Madridi.

Statistikat gjithashtu janë në favor të madrilenëve. Manchester City ka humbur 3 nga 4 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve ndaj Realit, po aq humbje sa kishte pësuar në 12 përballjet e para mes tyre në këtë kompeticion.

Një tjetër statistikë që i jep besim madrilenëve, kur Real Madrid fiton ndeshjen e parë të një dueli me 3 ose më shumë gola diferencë, asnjë ekip nuk ka arritur ta eliminojë në ndeshjen e kthimit në garat e mëdha evropiane. Kjo ka ndodhur 36 herë, dhe madrilenët janë kualifikuar në të gjitha rastet.

Arbeloa mund të bëjë histori

Trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa, është pranë një rekordi të veçantë.

Ai mund të bëhet trajneri i parë në historinë e klubit që fiton katër ndeshjet e para të fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve.

Aktualisht ai ka fituar tre të parat, një arritje që e ka realizuar vetëm një trajner tjetër i madrilenëve – Carlo Ancelotti.

Guardiola përballë sfidës së madhe pas humbjes së parë

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, nuk ka arritur të kalojë një raund të fazës me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve pasi ka humbur ndeshjen e parë që nga çerekfinalja e sezonit 2014-15 me Bayern Munich (7-4 në total ndaj FC Porto).

Që atëherë, ai ka dështuar në pesë raste të tilla, përfshirë të tre me Manchester Cityn.

Guardiola mund të mos arrijë të kualifikohet në çerekfinale për sezonin e dytë radhazi (ai u eleminua në raundin e play-off në sezonin 2024-25).

 

Ndeshjet për sonte:

18:45 – Sporting CP vs Bodo/Glimt

21:00 – Arsenal FC vs Bayer 04 Leverkusen

21:00 – Chelsea FC vs Paris Saint‑Germain

21:00 – Manchester City vs Real Madrid

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika