Policia e Kosovës ka arrestuar prindërit e një të mituri pas denoncimit për mostrajtim.
Viktima, një djalë kosovar i mitur, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, prindërit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si shkelje e detyrimeve familjare dhe është duke u hetuar nga autoritetet.