Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, emërimi është bërë nga kryeministri Albin Kurti, i cili i ka uruar Hetemit suksese në detyrën e re.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Lulzim Hetemi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Kryeministri Kurti e uroi Hetemin për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Hetemi ishte zgjedhur kryetar i Leposaviqit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit 2023.