5 vjeçari u keqtrajtua nga prindërit, shteti ua merr 6 fëmijët e tjerë

Prindërit e një fëmijë 5 vjeçar janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohet se nuk janë kujdesur për të dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Fëmija fillimisht ishte trajtuar në QKMF-në e Lipjanit, e më pas është transferuar në QKUK. Prindërit dyshohet se kanë probleme të shëndetit mendor dhe tashmë shteti ka marr nën përkujdesje fëmijët e tjerë të çiftit

Mbrëmjen e së hënës, një 5 vjeçar është dërguar në gjendje te rëndë shëndetësore, në qendrën e mjekësisë familjare në Lipjan.

Aty nuk u dërgua nga prindërit, por nga një familjar tjetër.

Kjo për shkak se pikërisht prindërit janë te dyshuarit që e sollën fëmijën në atë gjendje.

“Ka qenë në gjendje jo të mirë, për këtë arsye e kanë referuar në SHSKUK në Prishtinë..e ka sjellë lëndime në këmbë, edhe e kanë referuar në bazë të raportit, djali i hallës e ka sjellë jo prindërit edhe është referuar për shkak të gjendjes që e kanë qenë fëmija.”, ka thënë Agim Krasniqi  – Drejtor i QKMF-së, Lipjan.

Krasniqi thotë se dy prindërit e fëmijës janë me probleme të shëndetit mendor ndërkohë që tashme janë nën masën e ndalimit policor për 48 orë.

Tashmë fëmija është duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, teksa nga ky institucion thanë që përveç lëndimeve të rënda në dy shputat e këmbëve, 5 vjeçari ka qenë edhe i kequshqyer.

Bazuar në të dhënat nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, ju informojmë se një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani është sjellë në Emergjencën Qendrore, i referuar nga QKMF Lipjan, për shkak të plagëve të rënda në të dy shputat e këmbëve, të shoqëruara me ndryshime të theksuara gangrenoze. Në momentin e pranimit, fëmija ishte në gjendje të rënduar shëndetësore, me shenja të hipotrofisë (me dyshim për kequshqyerje) dhe me vështirësi në komunikim. Menjëherë pas pranimit në Emergjencën Qendrore janë realizuar konsultat nga kirurgu plastik dhe pediatri, të cilët kanë rekomanduar hospitalizimin urgjent në Klinikën e Pediatrisë – Repartin e Kujdesit Intensiv Pediatrik, për trajtim dhe monitorim të mëtejmë. Duke pasur parasysh dyshimet për keqtrajtim të mundshëm të fëmijës, janë njoftuar organet kompetente, përfshirë Policinë dhe shërbimet sociale, në përputhje me procedurat dhe detyrimet ligjore për mbrojtjen e fëmijëve. Pas pranimit në Kujdesin Intensiv Pediatrik, fëmija i është nënshtruar ekzaminimeve të plota laboratorike dhe imazherike. Trajtimi intensiv i plagëve është duke vazhduar, ndërkohë që janë realizuar edhe konsultat multidisiplinare me kirurgun vaskular, kirurgun plastik dhe ortopedin. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në procesin e trajtimit janë përfshirë edhe psikologu, psikiatri i fëmijëve dhe punëtori social, me qëllim të vlerësimit dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme psikosociale. Aktualisht, fëmija ndodhet pa përcjellje nga prindërit apo kujdestari ligjor dhe është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të stafit mjekësor dhe punëtorëve socialë, në përputhje me procedurat për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve në situata të tilla.”– QKUK

Ndërkohë, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, thanë se prindërit janë arrestuar për dy vepra penale, atë të “shkelja e detyrimeve familjare” si dhe “Lëndim i rëndë trupor”.

Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona në kohë zgjatje prej 48 oresh, për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale ”Shkelja e detyrimeve familjare” sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe veprën penale ”Lëndim i rëndë trupor” sipas nenit 186 të KPRK-së. Në këtë drejtim, Prokuror i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për shkak se kjo çështje ka të bëjë me viktimë të ndjeshëm nuk mund të ofrojmë detaje të rastit sepse mund të dëmtohet integritetit i hetimeve.”-Prokuroria Themelore në Prishtinë

Nga Qendra për Punë Sociale në Lipjan përmes telefoni kanë konfirmuar për televizionin Dukagjini se tashmë kanë marr nën përkujdesje edhe 6 fëmijët e tjerë dhe se të njëjtit ishin në dijeni për problemet shëndetësore të çiftit porse nuk dhanë asnjë detaj pse nuk kanë reaguar më herët.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika