Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një aksion që ka nisur që në orët e hershme të mëngjesit në bashkëpunim me Policia e Kosovës dhe njësitë mbështetëse.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë operacionit janë kryer bastisje në Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), institucion që funksionon në kuadër të Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, njofton Dukagjini.
Po ashtu, Prokuroria ka bërë të ditur se aksioni është ende në zhvillim dhe se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të rastit dhe se ky aksioni është duke u realizuar mbi bazën e urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Dukagjini merr vesh se deri tani dy zyrtarë të ARBK-së janë shoqëruar në Polici.
Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin