Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokuroria Themelore e Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet N. Z., i dyshuar për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë të hënën në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, në një lokal, i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin R. B., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit E. M., dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.

“Në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë me të dëmtuarin E. M., dhe persona të tjerë, në vendin e ngjarjes respektivisht në lokalin e lartcekur shkon tani i ndjeri dhe pas një mosmarrëveshje i pandehuri me armën e tij pistoletë e llojit TT, ka shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R. B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes. Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë i pandehuri rrezikon jetën e personave të tjerë, ku i dëmtuari E. M., pëson lëndime trupore dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke vendosur që i pandehuri të qëndrojë në paraburgim për një muaj, nga 16 marsi deri më 16 prill 2026.

Kujtojmë se Rasim Binakaj, i cili u vra të hënën në Gjakovë, do të varroset këtë të mërkurë.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 14:00, në lagjen Binakaj të fshatit Devë, njofton Dukagjini.

Vrasja në Gjakovë, sot varroset 37-vjeçari

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika