Aktakuzë ndaj katër personave për “Falsifikim të rezultateve të votimit” në Shtime

Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet: Y.S, B.V, Sh.B, dhe R.R, për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, të pandehurit: Y.S, B.V, Sh.B dhe R.R, më datë 30.12.2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë procesit të numërimit të votave për vendvotimet dhe në cilësinë e anëtarëve të ekipit të numërimit, duke vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje direkte, në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara me legjislacionin zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së, kanë ndërmarrë veprime të koordinuara dhe të ndërlidhura, me qëllim të shtrembërimit të rezultateve të votimit.

“… I pandehuri Y.S, në cilësinë e dëftuesit të votave, ka lexuar dhe komunikuar në mënyrë të pasaktë dhe të pakontrolluar votat nga fletëvotimet, i pandehuri B.V., duke përdorur qasje ekskluzive në sistemin elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka regjistruar të dhëna të pasakta në sistem, pa lejuar mekanizma verifikimi dhe kontrolli nga anëtarët e tjerë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, të pandehurit Sh.B dhe R. R., edhe pse prezent dhe pjesëmarrës aktiv në procesin e ndarjes dhe verifikimit të fletëvotimeve, me vetëdije kanë dështuar të ndërmarrin veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë evidente, duke pranuar dhe mundësuar zhvillimin e një procesi të parregullt dhe të pakontrolluar.

“…Përmes këtij mekanizmi të organizuar të veprimit dhe mungesës së kontrollit të ndërsjellë, janë regjistruar rezultate të pasakta të votimit për kandidatët, të cilat janë konstatuar si mospërputhje thelbësore gjatë procesit të rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke cenuar drejtpërdrejt integritetin, besueshmërinë dhe ligjshmërinë e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika