Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Kullës, në kufi me Malin e Zi.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, nuk janë dhënë detaje shtesë rreth natyrës së operacionit apo arsyes së ndërhyrjes, njofton Dukagjini.
“ShKShMK është duke e zhvilluar një operacion në rajonin e Kullës, në kufi me Malin e Zi.
Për informata tjera, ju informojmë me kohë”, thuhet në njoftim.