Policia shpall në kërkim katër persona për fajde dhe vepra të tjera penale

Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona të dyshuar për disa vepra penale.

Sipas njoftimit, të dyshuarit kërkohen për veprat penale: fajdeja (neni 331), privimi i kundërligjshëm i lirisë (neni 193) dhe detyrimi (neni 328), sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Fotot e personave të dyshuar tashmë janë publikuar nga autoritetet me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të ndihmojnë me çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin e tyre, duke garantuar se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.

Të dhënat mund të dërgohen përmes emailit: [email protected], ose duke telefonuar në numrat: 192 dhe 0800 19 999.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika