Gjykata Speciale ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Në vendimin e rishikimit të datës 16 mars, thuhet se trupi gjykues konstatoi se ekzistojnë ende rreziqe që Veseli mund të pengojë procesin gjyqësor ose të kryejë krime të tjera.
“Thaçi dhe të tjerët: Vazhdohet paraburgimi për Veselin (mars 2026)
Në vendimin e fundit të rishikimit të paraburgimit të datës 16 mars, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Kadri Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që i akuzuari mund ta pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë krime të tjera”, thuhet në njoftim.