Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe se rasti është nën hetime, njofton Dukagjini.
“Prizren /18.03.2026 – NN. Është raportuar se në shtëpinë e tij nga dëshmitari është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.