Kurti për stërvitjet serbe pranë kufirit: Po dëshirojnë ta cenojnë integritetin territorial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj stërvitjeve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si provokim dhe përpjekje për të cenuar integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit.

Ai ka deklaruar se institucionet e sigurisë janë të përgatitura dhe se kufiri i Kosovës është i mbrojtur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Ky është një provokim i Serbisë, e cila natyrisht që dëshiron ta cenojë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës sonë. Bëhet fjalë për njësi të cilat e kanë trajnuar kryekriminelin dhe kryeteroristin Milan Radoiçiq, në bazat e stërvitjes për vrasjen e policit të Kosovës, heroit Afrim Bunjaku. Por në të njëjtën kohë tregon edhe pafuqinë e tyre. Sepse në Kosovë më nuk ka struktura ilegale të cilat mund ta cenojnë stabilitetin institucional, integritetin territorial, sovranitetin shtetëror, paqen dhe sigurinë për të gjithë. Dhe nga kjo pafuqi e tyre që të bëjnë diçka brenda Kosovës tash kanë shkuar aty rrotull kufirit edhe përpiqen që të demonstrojnë forcën”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se lidhur me këtë çështje u është drejtuar faktorëve ndërkombëtarë dhe paralajmëroi adresim edhe në mbledhjen e Qeverisë.

“Është provokim ne për këtë i kemi shkruar faktorëve ndërkombëtarë. Do ta kemi një adresim edhe në mbledhjen e qeverisë së Republikës së Kosovës e cila mbahet. Por forcat tona janë të përgatitura, kufiri ynë është i mbrojtur, dhe këtë e bëjmë me forcën e sigurisë së Kosovës, me policinë e Kosovës, me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë në veçanti me KFOR-in. Pra në njërën anë është e vërtetë që demonstrojnë destruktivitet dhe agresivitet, por në anën tjetër kjo është edhe shprehje e frikës edhe e pafuqisë së tyre që Republika e Kosovës është më e fortë se kurrë, më e përparuar se kurrë, dhe nuk mund të na ndalin pavarësisht se çfarë planesh kanë apo çfarë dëshirash nuk ju treten ende”, tha Kurti./EO

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika