Izraeli rihap pikëkalimin kryesor të Gazës mes përpjekjeve të reja për armëpushim

Izraeli rihapi të enjten pikëkalimin e Rafahut me Egjiptin, pas pothuajse tre javësh, për të lejuar disa palestinezë të plagosur të largohen për trajtim, pasi mjekët në Gaza thanë se sulmet izraelite kishin vrarë katër persona në enklavë.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze bëri të ditur se vetëm tetë palestinezë të plagosur nga sulmet izraelite gjatë luftës dyvjeçare, si dhe 17 anëtarë të familjeve të tyre, do të lejohen të hyjnë në Egjipt për trajtim mjekësor pas rihapjes së pikëkalimit të enjten, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Po ashtu thuhet se nuk është ende e qartë se sa persona do të lejohen të kthehen nga Egjipti në Gaza.

Burime i thanë agjencisë Reuters më herët se hapja e kufirit erdhi si rezultat i bisedimeve të fundit që të dërguarit e presidentit Donald Tramp, nga “Bordi i Paqes”, zhvilluan me zyrtarë të Hamasit në Kajro, në përpjekje për të ruajtur armëpushimin në Gaza, i cili është vënë nën presion të madh që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën bombardimet ndaj Iranit.

Pikëkalimi ishte rihapur në fillim të shkurtit, pasi kishte qenë kryesisht i mbyllur që nga maji i vitit 2024, në muajt e parë të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.

Rihapja e tij ofroi një lehtësim të kufizuar për palestinezët që kërkojnë të largohen për trajtim mjekësor, ose për ata që duan të kthehen pasi kanë ikur nga luftimet.

Megjithëse sulmet izraelite në Gaza u ulën në ditët pas nisjes së sulmeve të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, sipas banorëve, mjekëve dhe analistëve, ato kanë filluar të rriten sërish.

Të enjten, dy sulme ajrore izraelite vranë të paktën katër palestinezë dhe plagosën disa të tjerë në dy incidente të ndara në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët lokalë të shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë në territor thotë se pothuajse 680 persona janë vrarë nga zjarri izraelit që nga armëpushimi i tetorit. Ndërkohë, Izraeli tha se katër ushtarë janë vrarë nga militantët në Gaza gjatë së njëjtës periudhë.

Izraeli dhe Hamasi kanë shkëmbyer akuza ndaj njëri-tjetrit për shkelje të armëpushimit.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika