“Nuk përbën kërcënim”, KFOR-i thotë se stërvitja e ushtrisë serbe është aktivitet rutinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, në Bujanoc, kanë ngjallur shqetësim mes shqiptarëve në Kosovë dhe në Serbi.

Por, KFOR-i ka thënë se ishte i informuar për këto stërvitje dhe i ka konsideruar si aktivitet rutinë.

Sipas KFOR-it, stërvitja nuk përbën kërcënim për sigurinë dhe nuk rrezikon stabilitetin në rajon.

“Mund të konfirmojmë se KFOR-i u informua se Forcat e Armatosura Serbe (FAS) do të kryenin një aktivitet të planifikuar trajnimi që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc, Serbi. Ky është një aktivitet rutinë i kryer brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon. Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Dukagjinin.

KFOR-i ka theksuar se mbetet i angazhuar për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri lëvizjeje për të gjithë qytetarët e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Kurti për stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit: Shfaqje e rrezikshme agresioni

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika