Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se SHBA po godet “metodikisht, pa mëshirë dhe në mënyrë absolute” kapacitetet ushtarake të Iranit, duke krahasuar regjimin iranian me Hamasin në Gaza për nga përdorimi i tuneleve, raketave, dronëve dhe sistemëve të tjerë ushtarakë.
Ai tha se deri më tani janë goditur mbi 7,000 objektiva në Iran dhe se të enjten pritet të zhvillohet paketa më e madhe e sulmeve deri tani.
“Kapacitetet tona vazhdojnë të ndërtohen, ndërsa ato të Iranit vazhdojnë të degradohen”, thotë ai, duke theksuar se sistemet ajrore të Iranit janë “rrafshuar”.
Sipas tij, sulmet balistike dhe ato me dron të Iranit kundër forcave amerikane janë reduktuar me 90% që nga fillimi i konfliktit.
Ai gjithashtu tha se të paktën 120 anije të flotës iraniane janë dëmtuar ose fundosur, duke bërë që flotën sipërfaqësore ta konsiderojë të paefektshme dhe submarinet “të zhdukur”, raporton BBC.
Hegseth nënvizoi se regjimi iranian, i cili nuk heq dorë nga ambiciet bërthamore, përbën jo vetëm një problem rajonal, por një kërcënim direkt për Amerikën, lirinë dhe civilizimin.
Ai gjithashtu kritikoi pjesë të botës, Lindjes së Mesme dhe aleatëve evropianë, duke thënë se duhet t’i thonë presidentit Trump “Faleminderit”.