SHBA intensifikon operacionet në Ngushticën e Hormuzit për të frenuar kërcënimet iraniane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrisin praninë dhe aktivitetin ushtarak në Ngushticën e Hormuzit, në përpjekje për të garantuar lirinë e lundrimit dhe për të zvogëluar kërcënimet nga Irani, raportoi Wall Street Journal, duke iu referuar zyrtarëve ushtarakë amerikanë.

Sipas raportimit, Pentagoni ka angazhuar avionë luftarakë A-10 “Warthog” dhe helikopterë Apache, të cilët po kryejnë misione mbi këtë korridor strategjik detar. Avionët A-10 po përdoren për të goditur mjetet e shpejta sulmuese iraniane, ndërsa Apache-t po përfshihen në neutralizimin e dronëve.

Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Forcave Ajrore, gjenerali Dan Kaine, konfirmoi se këto mjete janë tashmë aktive në operacionet në rajon, duke theksuar se disa aleatë të SHBA-ve po kontribuojnë gjithashtu në kundërpërgjigjen ndaj sulmeve me dronë.

Operacionet e shtuara vijnë pas bllokimit të transportit detar nga Irani në Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i marsit, një zhvillim që ka rritur tensionet në një nga rrugët më të rëndësishme globale për tregtinë e naftës, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e eksporteve botërore.

Megjithatë, sipas burimeve të Wall Street Journal, mund të duhen javë për të neutralizuar plotësisht rrjetet strategjike iraniane që kanë shkaktuar destabilizim në këtë zonë kyçe.

Në të njëjtën kohë, tregjet reaguan me ulje të çmimeve të naftës në Azi, vetëm disa orë pas deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha se Irani po dobësohet dhe se përfundimi i konfliktit mund të vijë më shpejt se sa ishte parashikuar.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika