Kurti nga BIK: Kosova përballet me dy sfida, provokimet në kufi dhe rritja e çmimeve të naftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi po përballet me dy sfida kryesore, duke përmendur shtimin e provokimeve në kufi nga Serbia dhe rritjen e çmimeve të naftës si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare.

Gjatë një vizite në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit, Kurti foli për stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato si provokime në rritje.

Sipas tij, këto veprime lidhen me dy arsye kryesore: mungesën e stabilitetit të brendshëm në Serbi dhe pakënaqësinë e saj ndaj proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

“Provokimet rreth kufirit po shtohen. Kjo vjen si pasojë e një dëshpërimi të dyfishtë: mungesës së një strukture të brendshme dhe faktit që nuk mund të pengojnë më integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

Ai shtoi se qasja e Bashkimit Evropian është e qartë – vendet që duan të avancojnë drejt integrimit duhet të përmbushin detyrimet e tyre, ndërsa ato që nuk e dëshirojnë këtë proces nuk mund të bllokojnë të tjerët.

Kryeministri u ndal edhe te sfida e dytë, duke theksuar se tensionet dhe luftërat në Lindjen e Mesme kanë shkaktuar çrregullime në zinxhirët globalë të furnizimit, gjë që po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera.

“Kemi diskutuar me ministrin e Financave dhe ministren e Tregtisë për t’u përgatitur sa më mirë, pasi çmimet po rriten si pasojë e zhvillimeve të fundit”, u shpreh ai.

Në këtë vizitë u diskutua gjithashtu për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin e institucioneve fetare në ruajtjen e stabilitetit shoqëror.

Ndërkohë, lidhur me stërvitjet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit, Kurti kishte reaguar edhe një ditë më parë, duke akuzuar Beogradin për shfaqje të agresionit. Nga ana tjetër, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka vlerësuar se këto stërvitje nuk paraqesin rrezik për sigurinë në rajon.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika