Kosova publikon listën për ndeshjet e play-offit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars, ku “Dardanët” i presin sfida vendimtare në rrugën drejt Kupës së Botës 2026.

Kosova do të përballet me Sllovakinë në gjysmëfinalen e play-off-it, ndeshje që zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë.

Në rast të një fitoreje, përfaqësuesja jonë do të luajë finalen më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kundërshtar do të jetë fituesi i duelit mes Turqisë dhe Rumanisë

Lista e publikuar nga Foda përfshin një grup të zgjeruar lojtarësh, me synimin për të pasur sa më shumë alternativa për këto përballje vendimtare.

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se konferenca për media e përzgjedhësit do të mbahet të hënën, më 23 mars, nga ora 12:00, ku pritet të jepen më shumë detaje rreth listës dhe objektivave për këto ndeshje./EO

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika