Shtufi: Qëllimi i SHBA-së nuk është pushtimi i Iranit, por dorëzimi i arsenalit bërthamor

Njohësi i gjeopolitikës, Pal Shtufi, ka komentuar zhvillimet e fundit në konfliktin mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, duke theksuar se strategjia amerikane është përqendruar kryesisht në objektiva ushtarake.

Shtufi, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se sipas tij sulmet nuk janë të orientuara drejt ekonomisë iraniane, por drejt dobësimit ushtarak.

“Çfarë ka rëndësi një ishull në krahasim me gjithë Iranin, shihet që strategjia e Amerikës ka qenë që me bë dëme sa më shumë në baza ushtarake e jo në ekonomi sepse po dëmtohen edhe shtetet tjera pa asnjë faj – shtete që varen nga gazi dhe nafta iraniane. Por, po e shohin që nuk është e mundur që të ketë aq shumë kujdes teksa Iranit duket se po i konvenon që të ketë më shumë dëme në mënyrë që bota të reagojë për ndaljen e luftës. Ishulli Kharg është shumë strategjik pasi nafta e gazi shkojnë aty dhe kjo është njëra prej më të voglave aty – strategjia duket se do të vazhdojë me bombardime sporadike që mbrojtja e Iranit të dobësohet. Sot raportohet se Irani nuk mund të prodhojë më raketa pasi i është dëmtuar shumë infrastruktura e prodhimit”, thotë Shtufi.

Shtufi, mes tjerash, thotë se strategjia amerikane në këtë konflikt është e llogaritur hap pas hapi dhe se qëllimi i SHBA-së nuk është pushtimi i Iranit, por arritja e një prej dy objektivave kryesore: dorëzimi i arsenalit bërthamor ose rrëzimi i regjimit aktual në Teheran.

“Trump si i tillë nuk është strateg luftarakë pasi ka ekipe të caktuara e strateg luftarakë në Amerikë që janë më të mirët në botë – me hy në një luftë të tillë pa i llogaritur të gjitha gjërat do të ishte fëmijërore mendoj që i kanë llogaritur të gjitha gjërat dhe kanë ecur hap pas hapi duke pritur se çfarë ndodh tutje – qëllimi i tyre (SHBA-së) nuk ka qenë me pushtu Iranin, qëllimi i tyre është i qartë ose dorëzimi i arsenalit bërthamor ose rënia totale e këtij regjimi – njëra nga këto e zgjedh problemin”, u shpreh Shtufi.

Shtufi, mes tjerash, u shpreh se ende nuk dihet fundi i kësaj lufte – teksa sipas tij në bazë të zhvillimeve që janë duke ndodhur nuk pritet që fundi i kësaj lufte do të jetë afër.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika