Asllan Musliu, njëri nga tre kosovarët që humbën jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Vjenë do të varroset ditën e sotme në Prizren.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet varrezat e qytetit në Prizren dhe do të nisë nga ora 15:00, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se Ambasada e Kosovës në Austri bëri të ditur se pasditen e së premtes trupat e pajetë të tre viktimave janë nisur për në vendlindje.

Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet të varrosen në Kosovë