Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka mirëpritur çdo iniciativë që mund ta çojë luftën drejt një përfundimi të plotë, duke shtuar se ky konflikt “i është imponuar” vendit.
Araghchi i ka thënë Agjencisë Japoneze të Lajmeve “Kyodo” se Irani është i gatshëm të dëgjojë dhe të shqyrtojë propozime të tilla, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Megjithatë, ai ka shtuar se ndonëse disa shtete po kërkojnë një zgjidhje për konfliktin në Lindjen e Mesme, “nuk duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme ta ndalin agresionin e tyre”.
Araghchi theksoi se Irani nuk po kërkon një armëpushim, por synon një përfundim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të luftës.
