Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar një takim në Uashington me zyrtarin e lartë të Departamenti të Shtetit, Brendan Hanrahan.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Sorensen bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar për ecurinë e dialogut, duke përfshirë edhe arritjet e fundit.
Ai theksoi se palët janë koordinuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Takim i shkëlqyer me zyrtarin e lartë Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin e hapave të ardhshëm”, ka shkruar Sorensen.