Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka paralajmëruar për pasoja serioze dhe afatgjata nga ajo që ai e përshkruan si agresion i përbashkët i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Gjatë një interviste, Lavrov theksoi se zhvillimet aktuale nuk mund të trajtohen si një përsëritje simbolike e historisë, por si një situatë reale me rreziqe të mëdha.
“Kjo nuk është farsë. Veprimet e Shteteve të Bashkuara së bashku me Izraelin do të kenë pasoja të rënda dhe ndikimi i tyre do të ndihet për një kohë të gjatë”, u shpreh ai.
Diplomati rus vuri në dukje se tensionet në rajon mbeten të larta, duke paralajmëruar se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të çojë në destabilizim më të gjerë me pasoja që shtrihen përtej rajonit.