Orbán akuzon BE-në: Brukseli po mbron Ukrainën dhe po injoron interesat e Evropës

Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán ka akuzuar udhëheqësit e Bashkimit Evropian se kanë lënë në plan të dytë interesat e Evropës, duke u fokusuar kryesisht në mbështetjen për Ukrainën dhe vazhdimin e konfliktit.

Duke folur në konferencën CPAC në Budapest, Orbán deklaroi se Brukseli nuk po vepron më në funksion të qytetarëve evropianë, por sipas tij, po ndjek prioritetet e Kievit dhe presidentit Volodymyr Zelensky.

Ai gjithashtu kritikoi BE-në për bllokimin e fondeve ndaj Hungarisë dhe akuzoi Ukrainën për ndërprerjen e furnizimeve me naftë përmes tubacionit Druzhba, duke e cilësuar këtë si presion politik ndaj vendit të tij.

Orbán u shpreh i vendosur për t’iu kundërvënë këtyre zhvillimeve dhe theksoi rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 12 prillit, duke i cilësuar ato si vendimtare jo vetëm për Hungarinë, por edhe për të ardhmen e Evropës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika