240 raketa dhe dronë drejt Jordanisë, shumica neutralizohen pa viktima

Ushtria jordaneze ka bërë të ditur se që nga nisja e konfliktit në Lindjen e Mesme muajin e kaluar, territori i vendit është shënjestruar nga rreth 240 raketa dhe dronë, shumica e të cilëve janë neutralizuar nga sistemet mbrojtëse.

Në një deklaratë zyrtare, ushtria theksoi se numri total i mjeteve ajrore të lëshuara drejt Jordanisë ka arritur në 240.

Pavarësisht sulmeve, nuk janë raportuar viktima, ndërsa sipas autoriteteve shëndetësore, 29 persona kanë mbetur të plagosur.

Të fundit nga rubrika