Ndërtimi i objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë larg, ministria po e shqyrton anulimin e tenderit

Ministria e Bujqësisë është ende larg që ta ndërtojë objektin e ri, i cili planifikohet të kushtojë hiç më pak se 8 milionë euro. Së fundmi, pesë kompani u ankuan në Organin Shqyrtues të prokurimit, me pretendimet se Ministria po e shkel ligjin me kritere diskriminuese. Ndërkohë, Dukagjini ka kuptuar që ky institucion, tash është duke e shqyrtuar seriozisht anulimin e tërësishëm të procedurës

Pasi i mbylli bizneset të cilat ishin me qira në pronën e saj, Ministria e Bujqësisë në fillim të vitit 2025 kishte filluar procedurat e tenderimit, që në këtë hapësirë ta ndërtonte objektin e ri gjigand, ku do të vendosej. 

Por, kur kanë kaluar disa muaj, ky projekt që do të kushtonte 8 milionë euro, është pezulluar për të disatën herë.

Kësaj radhe, hiç më pak se pesë kompani që merren me ndërtim janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, me pretendimin se Ministria ka shkelur ligjin e prokurimit.

Njohës të prokurimit vlerësojnë që përkundër ankesave të vazhdueshme, ministria asnjëherë nuk ka bërë ndryshimet e nevojshme në dosjen e tenderit.

“Ministria qysh në krye të herës, ka filluar me shkelje të ligjit. Dihet se kur e ka hapë këtë tender, ka vendosur kritere që i favorizojnë ose i diskriminojnë operatorët e caktuar”, ka thënë Mentor Buzhala, njohës i çështjeve të prokurimit .

Por, me ndryshimet brenda kësaj ministrie, pritet që të ketë zhvillime të rëndësishme në këtë projekt.

“Dukagjini ka kuptuar se në mandatin e ri të qeverisë Kurti, ministria e Bujqësisë po e konsideron seriozisht anulimin e tërësishëm të kësaj procedure të tenderimit”.

Kështu, mund të vazhdohet edhe më gjatë, saga e filluar që moti.

Për herë të parë procedura për këtë tender, kishte filluar në vitin 2025, kur aso kohe ministër ishte Faton Peci. Por, edhe atëherë, procedura kishte përfunduar në OSHP.

Ndërkohë që projekti po mbetet pezull, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, vazhdon të funksionojë në këtë objekt me qira, e cila kushton hiç më pak se mbi 40 mijë euro në muaj.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika