Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë deklarata të reja lidhur me Iranin përmes platformës së tij në rrjetet sociale.
Trump ka reaguar ndaj analizave të publikuara nga gazeta amerikane New York Times, duke hedhur poshtë pretendimet se ai nuk i ka arritur objektivat e tij në raport me Irani, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë arritur sukses të plotë, madje “disa javë përpara afatit”, duke shtuar se udhëheqja iraniane është shkatërruar dhe se kapacitetet ushtarake të vendit janë eliminuar.
Sipas tij, marina dhe forcat ajrore të Iranit janë “të shkatërruara”, ndërsa vendi nuk ka më mbrojtje funksionale.
Në fund të deklaratës, Trump ka theksuar se Irani është i gatshëm për një marrëveshje, por ai vetë nuk është i interesuar për një të tillë.
“Po, i kam arritur objektivat madje disa javë përpara afatit. Udhëheqja e tyre është zhdukur, marina dhe forcat ajrore janë shkatërruar, ata nuk kanë absolutisht asnjë mbrojtje dhe duan të bëjnë marrëveshje. Unë jo.”, tha Trump.