Rama për çmimin e naftës: Është në monitorim të vazhdueshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Podcastin “Flasim” sot në 22 mars foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për vendin të kohëve të fundit.

Rama preku edhe njëherë çmimin e naftës teksa u shpreh se qeveria do të ndërhyjë për këtë problem, që siç tha është edhe global, duke garantuar se do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve.

Rama u shpreh se monitorimi do të jetë kohë pas kohe, për të mos lënë asnjë tregtar që të bëjë abuzime. Kreu i qeverisë tha se të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit të naftës do të shkojnë për pensionistët.

“Çmimi i karburantit është një problem jo vetëm shqiptar, por edhe global. Është një temë që ka vëmendjen tonë të vazhdueshme orë pas ore, kemi ndërmarrë hapa konkretë. Është ngritur Task Forcë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, që të evidentohet çdo abuzim me rritjen e çmimit. Bordi i Transparencës do të sigurojë që nuk do ketë përfitues nga kriza. Ulim me 20 përqind akcizën, sa herë që kalon mbi 220 lekë. Po monitorojmë tregun orë pas ore. Ne do të ndërhyjmë në të mirë të qytetarëve dhe kundër çdo parregullsie në këtë sektor, kaq të rëndësishëm e jetik. Të ardhurat që do të mblidhen nga rritja e çmimit të naftës do të shkojnë si ndihmë për pensionistët”, u shpreh Rama.

Më tej, Rama u ndal edhe tek ekonomia, ku u shpreh se Shqipëria po njeh rritje ekonomike, duke shtuar se edhe pagat kanë pësuar rritje të konsiderueshme, në sektorin shtetëror dhe atë privat.

“Shqipëria vazhdon që të ketë një rritje të lartë ekonomike. Rritja e PPB pritet që të jetë 32 përqind në 2030. Kemi rritjen më të lartë që kemi pasur ndonjëherë, sipas organizatave ndërkombëtare. Rritja nuk është rastësi, por mbështetet mbi themelet e reformave tona kurajoze të shumëpritura prej dekadash, teksa vendi po ecën me shpejtësi. Rritja mbështetet në sektorë, që janë në zhvillim e sipër. Kemi rritje të vazhdueshme të pagave. Rritëm edhe pagat për ushtarakët, të cilat do shkojnë në nivelin e pagave të vendeve të tjera anëtare të NATO-s”, deklaroi ai.

Duke u ndalur tek raporti i fundit i Freedom House, Rama u shpreh se ky raport vlerësonte vendin tonë. Ai shtoi se Shqipëria mori nota tepër pozitive, sidomos në aspektin e sigurisë kibernetike.

Rama përmendi dhe njëherë agresivitetin e Iranit në sulme kibernetike, duke thënë se janë marrë masat e nevojshme, që këto sulme të mos jenë aspak një problem.

“Shqipëria sot ofron më shumë në çdo aspekt. Vendi ynë është renditur si vendi më i vlerësuar në rajon për shkallën e lirisë, duke qenë përpara Serbisë, Maqedoninë e Veriut dhe të Malit të Zi. Në raportin e Freedom House, vlerësohet edhe lufta kundër korrupsionit. Shqipëria vlerësohet edhe për sigurinë kibernetike. Edhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi një armik si Irani, që na sulmon përditë, por që nuk ka asnjë sukses apo gërvishtje të lehtë fare”, përfundoi Rama./tvklan

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika