Vuçiq nxit narrativën e vjetër për Kosovën, mes deklaratave për fuqi ushtarake

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka vazhduar edhe të shtunën narrativën destruktive të Serbisë karshi Kosovës, duke e cilësuar vendin tonë si pjesë të territorit serb dhe duke theksuar nevojën për forcim të mëtejmë ushtarak, pavarësisht deklarimeve për paqe dhe stabilitet.

Pretendimet territoriale ndaj Kosovës, Vuçiq i theksoi përmes retorikës që shoqërohet vazhdimisht me mobilizim emocional të opinionit publik, siç u pa edhe nga thirrjet e turmës gjatë fjalimit, “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në një tubim të mbajtur të shtunën, Vuçiq deklaroi se Serbia është “më e fortë ushtarakisht se kurrë më parë”, ndërsa paralelisht u shpreh se synon ruajtjen e paqes dhe shmangien e konflikteve. Duke përdorur një diskurs emocional, Vuçiq tha se nuk dëshiron që asnjë fëmijë të sakrifikohet në luftë, por njëkohësisht nënvizoi se një e ardhme e tillë kërkon forcë të vazhdueshme shtetërore, transmeton KosovaPress.

Vuçiq përsëriti sërish narrativën se gjoja aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci paraqet rrezik për Serbinë, ndonëse një gjë e tillë është theksuar disa herë se nuk ka qëllim të tillë. Ndonëse tha se përgjigjja e vendit të tij do të jetë “me qetësi dhe dinjitet”, retorika u shoqërua me mesazhe të forta simbolike për qëndrueshmërinë e shtetit serb.

Në fund, ai shprehu mbështetje për serbët që jetojnë në Kosovë, duke i cilësuar si ruajtës të “atdheut” në kohë të vështira, një tjetër element i diskursit të vazhdueshëm të Beogradit për rolin dhe statusin e komunitetit serb në Kosovë./KP

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika