Irani ka nisur një valë të re sulmesh raketore drejt Izraelit, sipas një përditësimi të publikuar në Telegram nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).
Ushtria izraelite njoftoi se është duke punuar për të interceptuar kërcënimet, ndërsa paralajmërime parandaluese janë dërguar në telefonat mobilë të qytetarëve në zonat e prekura, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
Ndërkohë, transmetuesi shtetëror iranian IRIB raportoi se ka filluar një valë e re sulmesh me raketa.
Në një zhvillim të veçantë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se ka interceptuar katër raketa balistike dhe 25 dronë të lëshuar nga Irani gjatë së dielës.
Sipas të njëjtit burim, mbrojtja ajrore e Emirateve ka rrëzuar gjithsej 345 raketa balistike, 15 raketa lundruese dhe 1,773 dronë që nga “fillimi i agresionit të hapur të Iranit”, thuhet në një postim në platformën X.