Pasditen e sotme, në orën 18:00, para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, do të zhvillohet protesta e radhës e lajmëruar nga Partia Demokratike.
Policia e Tiranës bën të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit, duke vepruar në përputhje me ligjin “Për tubimet”.
Për shkak të protestës, do të ketë kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore:
Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia paralajmëron se në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të tjera në qarkullimin e automjeteve dhe ka marrë masa për devijimin e trafikut në rrugë alternative.
Forcat e rendit kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe apelojnë që të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike