Një person ka mbetur i vrarë dhe dyshohet se dy të tjerë janë plagosur në fshatin Majac të Podujevës.
Vdekjen e një personi e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.
“E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, ka theksuar Gashi.
Në vendin e ngjarjes janë prokurorja e shtetit, ekipet e Forenzikës dhe Policia e Kosovës.
Portali Dukagjini ka kontaktuar Policinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.