Çfarë dihet për vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy grave në Podujevë?

Pamje nga vendi i ngjarjes në Majac të Podujevës - Foto Arianitë Zhegrova - TV Dukagjini

Mbrëmjen e së dielës, një person ka mbetur i vrarë dhe dy gra janë plagosur me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës.

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes ende nuk janë të qarta, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar rastin.

Siç raportohet i vrari është një burrë, ndërsa të plagosurat janë një 31-vjeçare dhe një rreth 73-vjeçare.

Ngjarjen e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, duke bërë të ditur se prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes për veprimet hetimore.

Sipas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pacientet janë në gjendje shumë të rëndë dhe janë intubuar, duke u mbajtur me frymëmarrje të asistuar.

Njëra nga to është dërguar në sallën operative ku po trajtohet nga ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit.

“Dy paciente gjinisë femrore, njëra e lindur më 1953 tjetëra 31-vjeçare, jonë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jostabile, jonë kryer ekzaminimet e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubuara me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacinteve shumë e rëndë”, ka thënë Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

E dyshuara, sipas informacioneve jozyrtare që raporton “Betimi për Drejtësi“, dyshohet se tentoi të kryente vetëvrasje pas kryerjes së vrasjes.

E gjithë ngjarja, gjithnjë sipas informacioneve jozyrtare, dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje në oborr, ku ka ndërhyrë e moshuara e cila mbeti e plagosur.

Portali Dukagjini ka kontaktuar Prokurorinë dhe Policinë për detaje shtesë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me rastin.

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Majac të Podujevës

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë shëndetësore

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika