Foda optimist para ndeshjes me Sllovakinë: Të përgatitur për çdo skenar

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka shprehur optimizëm para ndeshjes së së enjtes kundër Sllovakisë, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026.

Në konferencë për media, Foda tha se ndeshja do të jetë e vështirë, por lojtarët janë të përgatitur dhe kanë besim te vetja.

“Nuk kemi ndonjë shqetësim për ndeshjen me Sllovakinë. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, sepse Sllovakia ka një ekip shumë të fuqishëm dhe di të luajë mirë në kundërsulme. Por ne kemi besim te përfaqësuesja jonë dhe kemi treguar kualitetet tona, edhe si mysafir. Kemi tri ditë stërvitje intensive para kësaj ndeshjeje dhe duam të luajmë në finale në shtëpi. Do të bëjmë gjithçka për të fituar”, ka deklaruar Foda.

Ai ka shtuar se ekipi është i përgatitur për të gjitha skenarët, përfshirë edhe penalltitë.

“Kemi analizuar shumë mirë kundërshtarin dhe kemi ide të qarta se kush do t’i gjuajë penalltitë. Sigurisht, është diçka tjetër të godasësh penallti në ndeshje sesa në stërvitje, por jemi gati edhe për këtë”, ka theksuar Foda.

Ndeshja në Bratislavë, që luhet më 26 mars nga ora 20:45, është më e rëndësishmja e Kosovës deri më tani.

Me fitore, Kosova i afrohet kualifikimit historik në Botëror, përkatësisht kalon në finale të plejofit kualifikues.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika