Dy raste të vrasjeve, pjesë e një bande kriminale daneze: Kush është i arrestuari në Prishtinë që po kërkohej nga Danimarka? 

Policia e Kosovës ka njoftuar arrestimin e një shtetasi të huaj, i kërkuar nga autoritetet daneze për disa vrasje.

Arrestimi u realizua nga njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe njësitë e rendit publik, si pjesë e një operacioni të koordinuar në terren.

“Sot, më 23.03.2026, në Prishtinë, Policia e Kosovës, pas një pune operative në terren, përkatësisht njësia ‘FAST Kosova’, në bashkëpunim me njësitë policore të rendit publik dhe Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSH), ka realizuar me sukses arrestimin e një shtetasi të huaj të kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare për veprën penale ‘vrasje’.

Arrestimi është kryer në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (Red Notice), të lëshuar nga autoritetet e INTERPOL-it të Danimarkës.

Rasti është duke u trajtuar në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ndërsa autoritetet kompetente janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore në përputhje me procedurat në fuqi.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për garantimin e sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve të INTERPOL-it dhe rrjetit ENFAST (“European Network of Fugitive Active Search Teams”) të Bashkimit Evropian, i arrestuari, i identifikuar si Liridon Fetahi, ishte i kërkuar për dy raste të vrasjeve në Danimarkë.

Prill 2020 – një viktimë u qëllua dhe u vra në një parking publik.

Nëntor 2020 – tre persona u qëlluan; dy prej tyre humbën jetën.

Ai dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale daneze dhe ishte një ndër personat më të kërkuar në Danimarkë.

Arrestimi është bërë në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar (“Red Notice”) të lëshuar nga INTERPOL-i.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika