Trump thotë se SHBA dhe Irani kanë arritur pika të mëdha dakordimi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se SHBA dhe Irani kanë arritur “pika të mëdha dakordimi” në bisedimet për përfundimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Duke folur para mediave në Palm Beach, pranë avionit presidencial Air Force One, Trump tha se bisedimet kanë qenë “shumë të forta” dhe kanë përfshirë edhe këshilltarin e tij Steve Witkoff dhe dhëndrin Jared Kushner.

“Kemi pika të mëdha dakordimi, do të thosha pothuajse për të gjitha çështjet,” u shpreh ai, duke shtuar se SHBA është në kontakt me një zyrtar të lartë iranian, por jo me udhëheqësin suprem.

Trump theksoi se të dyja palët janë të interesuara për një marrëveshje dhe se pritet të zhvillojnë bisedime të tjera, edhe përmes telefonit. Ai shtoi se në diskutime janë përfshirë edhe partnerët e SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Sa i përket vendimit për pezullimin pesëditor të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike iraniane, Trump tha se kjo periudhë do të shërbejë për të testuar suksesin e negociatave.

“Nëse shkon mirë, do ta zgjidhim këtë. Përndryshe, do të vazhdojmë bombardimet”, paralajmëroi ai.

Çmimi i naftës bie 12% pas deklaratës së Trumpit për bisedimet me Iranin

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika