Sllovenia kufizon furnizimin me naftë, deri në 50 litra në ditë për qytetarët

Sllovenia është bërë vendi i parë i Bashkimit Evropian që vendos kufizime për furnizimin me karburant, si pasojë e ndërprerjeve në tregjet energjetike të shkaktuara nga lufta mes SHBA-Izrael dhe Iranit.

Rritja e fortë e çmimeve të karburanteve ka prekur shumë vende, ndërsa në Slloveni ka nxitur fenomenin e ashtuquajtur “turizëm i karburantit”, ku drejtues mjetesh nga vendet fqinje, sidomos nga Austria, shkojnë për t’u furnizuar për shkak të çmimeve më të ulëta dhe të rregulluara.

Sipas masave të reja, qytetarët privatë do të mund të blejnë maksimumi 50 litra karburant në ditë, ndërsa bizneset dhe fermerët deri në 200 litra.

Kryeministri Robert Golob ka siguruar se nuk ka mungesë karburanti në vend.

“Depot janë të mbushura dhe nuk do të ketë mungesa,” deklaroi ai, raporton BBC.

Zbatimi i këtyre kufizimeve do të bëhet nga vetë pikat e karburantit, ku punonjësit do të kujdesen që klientët të mos furnizohen mbi limitin e lejuar.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika