Çitaku: Lavdi dëshmorëve, faleminderit NATO

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka kujtuar ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, duke e cilësuar si vendimtare për lirinë e Kosovës.

Ajo shprehu mirënjohje për dëshmorët dhe aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se Kosova sot është një vend i lirë me të ardhme.

Postimi i plotë:

Përjetësisht, faleminderit!

Si sot, 27 vjet më parë, NATO-ja ndërhyri ushtarakisht për të mbrojtur popullin e Kosovës dhe të drejtën tonë për dinjitet e liri.

Falë luftës çlirimtare, urtësisë politike të lidershipit të asaj kohe dhe vendosmërisë së aleatëve tanë, ëndrra e brezave të tërë u bë realitet.

Kosova, amanet i gjakut dhe sakrificës, sot është realiteti ynë i përditshëm, një vend i lirë, me shpresë dhe me të ardhme.

Përjetësisht mirënjohës për ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, dhe për miqtë ndërkombëtarë që qëndruan me ne në orën më të rëndë të historisë sonë.

Lavdi dëshmorëve!

Faleminderit NATO!

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika