Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual dhe urdhërohet të paguajë 59.25 milionë dollarë dëmshpërblim

Një juri në Kaliforni e ka shpallur të hënën Bill Cosbyn fajtor për sulm seksual në një gjyq civil, duke i dhënë Donnës Motsinger 59.25 milionë dollarë dëmshpërblim.

Motsinger pretendonte se në vitin 1972, gjatë punës si kamariere në një restorant, Cosby e kishte droguar dhe sulmuar seksualisht pasiqë i kishte dhënë një gotë verë në limuzinën e tij.

Ajo paditi Cosbyn pasi Kalifornia ndryshoi ligjet për afatet kohore për të paraqitur akuza për sulm seksual. Pas shpalljes së verdiktit, Motsinger e përshkroi gjyqin si një përpjekje për drejtësi që zgjati pesë dekada.

Bill Cosby, dikur një nga figurat më të njohura të komedisë dhe ikona e industrisë së argëtimit, është larguar pothuajse nga jeta publike gjatë dekadës së fundit për shkak të një sërë akuzash për sjellje seksuale të pahijshme.

Ai është paditur edhe në procese të tjera civile, përfshirë një rast të vitit 2022 në Los Angeles, ku juria vendosi se kishte sulmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare në Playboy Mansion në vitin 1975.

Cosby kaloi tre vjet në burg pas një dënimi për sulm seksual në 2018, por u lirua në 2021 pasi një gjykatë më e lartë anuloi vendimin, duke vlerësuar se prokurorët kishin shkelur të drejtat e tij.

Avokati i Cosbyt tha se do të apelojë vendimin e fundit. Cosby ka mohuar akuzat e shumta, duke theksuar se çdo takim ka qenë i marrëveshshëm. Ai nuk dëshmoi në këtë gjyq.

Motsinger, 84 vjeç, paditi Cosbyn në vitin 2023, duke përshkruar se ai e kishte tërhequr dhe përgatitur për sulm, duke frekuentuar restorantin ku ajo punonte dhe duke e ftuar në një nga shfaqjet e tij në San Carlos, rreth një orë larg Sausalitos, Kaliforni.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika