Shtatë persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ndodhi sot në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Aksidenti u shkaktua mes dy veturave, ndërsa të gjithë të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se njësitë e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet për të sqaruar shkaqet që çuan në aksident.
“Rreth orës 13:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se shtatë persona janë lënduar dhe kanë kërkuar ndihmën mjekësore , ndërkaq në aksident janë përfshirë dy vetura. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.