Kryeministri pakistanez ofron të organizojë bisedimet e paqes Iran-SHBA

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka ofruar vendin e tij si pritës për bisedime paqeje midis SHBA-së dhe Iranit.

“Me dakordësinë e SHBA-së dhe Iranit, Pakistani është gati dhe i nderuar të lehtësojë bisedime domethënëse dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit në vazhdim,” shkruan Sharif në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kryeministri indian Narendra Modi tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin Donald Trump, ku kanë shkëmbyer mendime mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Modi theksoi se ai dhe Trump ranë dakord të qëndrojnë në kontakt “për përpjekjet drejt paqes dhe stabilitetit” dhe nënvizoi se sigurimi që Ngushtica e Hormuzit “të mbetet e hapur, e sigurt dhe e aksesueshme” është i rëndësishëm për gjithë botën.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika