Policia e Serbisë ka arrestuar katër shtetas të Republikës së Shqipërisë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.
Të arrestuarit janë identifikuar si A.S. (1989), E.V. (1984), E.G. (1978) dhe A.C. (2005).
Sipas mediave serbe, rastin e ka nxitur një video e postuar nga A.S. në llogarinë e tij në Facebook, ku shfaqej së bashku me të dyshuarit e tjerë në një veturë të tipit Audi, duke ngarë në autostradë përmes Serbisë dhe duke shfaqur simbolet e ‘Shqipërisë Etnike’.
Të arrestuarve u është caktuar paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës ata do të dërgohen në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd për tu proceduar me kallëzim penal.