Haxhiu: Do bëj gjithçka çka është në dorën time për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se është e domosdoshme të pritet njoftimi ose aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani.

Haxhiu ka theksuar rëndësinë e kuptimit të qartë të vendimit të Kushtetueses para ndërmarrjes së hapave institucionalë të mëtejshëm, duke nënvizuar se synimi kryesor është shmangia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ajo ka bërë të ditur se po kërkohet konsensus politik për zgjedhjen e presidentit dhe se është e domosdoshme të gjendet një rrugë e përbashkët mes partive për të siguruar zgjedhjen e presidentit brenda afateve kushtetuese.

“Është shumë e rëndësishme që të pritet njoftimi apo aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, për faktin se siç e dini në të kaluarën së pari ka pasë njoftim të Gjykatës e pastaj është nxjerrë aktgjykimi. Pra sido që të ndodhë, është e rëndësishme që kjo të pritet. Siç e dini, afatin që Gjykata e ka dhënë me masën e përkohshme është 31 marsi. Uroj që sa më parë të kemi një vendim në raport me dekretin e presidentes Osmani. Kurdo që ky vendim të dalë, natyrisht që është e rëndësishme që ta shohim atë, ta kuptojmë atë dhe pastaj të veprojmë në përputhje me përgjegjësitë.

Unë si kryetare e Kuvendit do të bëj gjithçka çka është në dorën time dhe nën përgjegjësitë e mia si kryetare e Kuvendit, që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjejmë një rrugë të përbashkët, që ta kemi një qëndrim të përafërt dhe ta kemi një konsensus në raport me zgjedhjen e presidentit. Sa unë kam parë qëndrimet edhe të Vetëvendosjes, edhe të shpalosura gjatë kësaj kohe me ftesat që kryeministri Kurti i ka bërë edhe kryetarëve të partive opozitare, është një shprehje interesi, shprehje e vullnetit, prandaj është e rëndësishme që ky vullnet të ekzistojë nga të gjitha palët”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka sugjeruar se deri më 4 prill vendi do të ishte mirë të ketë një president të zgjedhur me mandat të plotë, duke theksuar se do të ushtrojë përgjegjësitë e saj sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Ajo ka paralajmëruar se nuk është koha për lojëra politike apo inate, por për respektimin e vendimit të Gjykatës dhe për të pasur të qartë rrugën përpara.

“Është e rëndësishme sepse kemi shumë punë për të bërë, pra nuk mendoj që është koha që të bëjmë lojëra politike apo të kemi inate me njëri-tjetrin. Prandaj uroj që sapo të dalë vendimi i Gjykatës, që ta shohim pra siç thashë, sepse ne nuk mund ta dimë se cili do të jetë vendimi i Gjykatës, por është e rëndësishme që ta kemi të qartë rrugën përpara…

“Qëndrimet si kryetare e Kuvendit në raport me dekretin unë i kam dhënë. Kam qenë edhe një nga nënshkruesit e lëndës që grupi parlamentar i Vetëvendosjes e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Prandaj besoj që gjithçka tashmë është e qartë dhe uroj që ta tejkalojmë sa më parë këtë situatë. Uroj që ta kemi një zgjidhje deri atëherë”, ka thënë Haxhiu.

“Do të ishte shumë mirë që deri më 4 prill të kemi president të zgjedhur me mandat të plotë dhe jo ushtrues të detyrës së presidentit apo presidentes, por natyrisht që varësisht nga rrethanat, unë do t’i adresoj përgjegjësitë e mia në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, kudo që të jem”, ka shtuar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika