Irani refuzon planin për paqe të SHBA-së, vendos kushte të qarta

Irani ka refuzuar një propozim të Shteteve të Bashkuara për përfundimin e luftës aktuale, raportoi media shtetërore Press TV, duke cituar një zyrtar të lartë politik dhe të sigurisë.

Sipas këtij zyrtari, i cili nuk është identifikuar, Teherani do ta përfundojë luftën vetëm kur ta konsiderojë të arsyeshme dhe kur të plotësohen kushtet e tij.

Autoritetet iraniane kanë theksuar vazhdimisht se kërkojnë përfundim të plotë të luftës dhe jo thjesht një armëpushim të përkohshëm, raporton BBC.

Sipas raportimit, Irani ka paraqitur disa kushte kryesore për përfundimin e konfliktit, përfshirë, ndalimin e plotë të sulmeve dhe vrasjeve nga pala kundërshtare, garanci konkrete që lufta të mos rifillojë, kompensim të qartë për dëmet e shkaktuara, përfundimin e luftimeve në të gjitha frontet dhe njohjen ndërkombëtare të të drejtës së Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit.

Press TV ka shtuar se SHBA ka tentuar të zhvillojë bisedime përmes kanaleve diplomatike, por Teherani i konsideron këto propozime si të papranueshme dhe të tepruara.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika