SHBA konfirmon dërgimin e trupave ajrore në Lindjen e Mesme

Pentagoni ka konfirmuar zyrtarisht dërgimin e disa trupave tokësore amerikane në Lindjen e Mesme, pas disa ditësh spekulimesh.

Në një deklaratë për BBC-në, një zëdhënës tha se në rajon do të dislokohen pjesë të selisë së Divizionit 82 Airborne, disa njësi mbështetëse si dhe Brigada e Parë Luftarake (1st Brigade Combat Team).

Për arsye sigurie, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi vendndodhjen apo misionin e tyre.

Divizioni 82 Airborne, i bazuar në Karolinën e Veriut, konsiderohet një nga njësitë më të gatshme të ushtrisë amerikane, me kapacitet për t’u vendosur kudo në botë brenda 18 orëve. Këto trupa janë të trajnuara për operacione të shpejta, përfshirë zbarkime me parashutë apo helikopter për të marrë kontrollin e zonave strategjike.

Ndërkohë, Brigada e Parë Luftarake, pjesë e Divizionit të 10-të Malor me bazë në Nju Jork, është e pajisur për operacione të zgjatura luftarake dhe konsiderohet një forcë e plotë për ndërhyrje në terren.

Analistët vlerësojnë se kombinimi i këtyre njësive i jep SHBA-së fleksibilitet si për operacione të shpejta, ashtu edhe për angazhime më të gjata në konflikt.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika