Avokatja Krenare Vokshi ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke vlerësuar se vendimi ka lënë qytetarët të paqartë mbi kushtetutshmërinë e procesit dhe ka futur institucionet në një cikël të ri zvarritjesh.
Sipas saj, aktgjykimi paraqet sfidë për stabilitetin institucional, pasi nga njëra anë Gjykata e konsideron si detyrues afatin 30-ditor për zgjedhjen e presidentit, ndërsa nga ana tjetër konstaton se dekreti i presidentes për shpërndarjen e Kuvendit nuk prodhon efekt juridik.
“Qytetaret mbeten prap te pasqaruar mbi kushtetutshmerine e procesit. Institucionet futen ne nje cikel te ri zvarritjesh, ndersa zgjidhja kushtetuese zevendesohet me nje pritje te pafundme. Ky Aktgjykim i Gjykatas Kushtetuese paraqet nje sfide per stabilitetin institucional qe pritej te krijohej: Nga njera ane: Gjykata konfirmon se Neni 86.2 eshte NORME DETYRUESE (zgjedhja e Presidentit duhet te behet jo me vone se 30 dite para mbarimit te mandatit). Ky eshte nje parim i qarte kushtetues”, ka shkruar ajo në Facebook.
Vokshi thekson se arsyetimi i Gjykatës mbështetet në faktin se nuk është konsumuar ende afati 60-ditor, duke ngritur dilema juridike për raportin mes afateve procedurale dhe normave kushtetuese detyruese.
Ajo paralajmëron se një interpretim i tillë mund të çojë në zvarritje të procesit dhe krijim të një boshllëku juridik, i cili, sipas saj, nuk ofron zgjidhje përfundimtare për situatën.