Presidenca: Gjykata nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga dekreti i Osmanit

Presidenca ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka konstatuar se presidentja Vjosa Osmani  ka bërë asnjë shkelje kushtetuese me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Gjykata, në asnjë paragraf të aktgjykimit të saj, nuk ka konstatuar shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentes. Përkundrazi, ka konfirmuar se nuk është dekreti ai që e çon vendin në zgjedhje të reja, por është dështimi i Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të ri ai që i shkakton këtë proces të zgjedhjeve”, thuhet nga Presidenca.

Në reagimin e publikuar nga Presidenca, thuhet se presidentja thekson se dekreti i saj për shpërndarjen e Kuvendit ka qenë thjesht formalizim i një situate ekzistuese dhe nuk është ai që çon vendin në zgjedhje të reja.

“Dhënia e këtij afati shtesë nga ana e gjykatës kushtetuese assesi nuk ka qenë në kompetencën e Presidentes së Republikës. Por është pikërisht dekreti i Presidentes që e ka hapur rrugën për këtë sqarim të rëndësishëm nga ana e gjykatës si autoritet i vetëm dhe përfundimtar për të interpretuar Kushtetutën”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani thotë se akuzat për shkelje kushtetuese janë keqlexim i aktgjykimit dhe politizim i situatës, pasi dështimi për zgjedhjen e presidentit është përgjegjësi e deputetëve.

“Deklaratat politike për kinse shkelje kushtetuese tregojnë edhe keqlexim të aktgjykimit, por edhe politizim të skajshëm të një situate tashmë të qartësuar nga Gjykata Kushtetuese: që dështimi për zgjedhjen e Presidentit të vendit është i deputetëve dhe si pasojë e mungesës së vullnetit politik për të arritur konsensus rreth zgjedhjes së Presidentit”, thuhet tutje nga ana e presidentes.

Ajo ka ftuar Kuvendin që menjëherë të caktojë seancën për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe të përmbushë detyrimin kushtetues, duke garantuar stabilitet dhe siguri për vendin.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika