Shtëpia e Bardhë thotë se Shtetet e Bashkuara janë “shumë afër” arritjes së objektivave të tyre në luftën me Iranin dhe se regjimi iranian po kërkon një “rrugë dalje” nga konflikti, sipas sekretares së Shtypit Karoline Leavitt gjatë një konference për media në Uashington.
Leavitt, thotë se presidenti Donald Trump po zhvillon “bisedime produktive” me Iranin, ndërsa ministri iranian i Jashtëm, Abbas Araghchi, pranon se ka shkëmbim mesazhesh, por thekson se Irani “nuk ka ndërmend të negociojë për tani”.
Leavitt gjithashtu i ka cilësuar “spekulative” raportimet për një plan paqeje me 15 pika të propozuar nga SHBA.
Sipas korrespondentit të BBC-së për sigurinë, impasi qëndron tek fakti që të dyja palët duan të përfundojnë luftën sipas kushteve të tyre.
Ndërkohë, konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njofton krijimin e një “zone më të madhe buffer” në Liban për të shtyrë kërcënimin e Hezbollahut.
Po ashtu, vendet e Gjirit vazhdojnë të jenë në vijën e parë të sulmeve iraniane, teksa aeroporti ndërkombëtar i Kuvajtit përballet me zjarr pas një sulmi me dron.
Irani refuzon planin për paqe të SHBA-së, vendos kushte të qarta