Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy raste të vdekjes së dyshimtë në Podujevë dhe Vushtrri.
Sipas raportit 24-orësh, në Podujevë një burrë është dërguar në emergjencë pa shenja jete më 25 mars rreth orës 18:23.
Ndërsa, në një rast tjetër në Vushtrri, po ashtu është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete rreth orës 17:00.
Me vendim të prokurorit, në të dy rastet trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me këto raste janë duke vazhduar.