Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Deçan

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Deçan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 25 mars rreth orës 08:20.

I njëjti është intervistuar nga organet e rendit, ndërkohë që viktima grua, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime mjekësore gjinekologjike.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika